Kush i ka kërcënuar Prokurorët e SPAK? Eksperti Karamuço jep detajet…
Në deklaratën që dha këtë të enjte, Altin Dumani tha se janë përballur me përpjekjen për t’iu minuar puna e tyre me fyerje, shpifje dhe kërcënime ndaj tyre apo familjarëve.
Për këtë çështje është pyetur eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa ka dhënë një koment për këto kërcënime ndaj prokurorëve.
“Edhe krimi i organizuar nuk ka ngelur mbrapa. Kemi tre raste të konfirmuara dhe nuk dimë të tjera që mbahen sekret, raste ku janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Ky fakt ka rritur masat e sigurisë dhe ka vënë në alram polici të vendeve europiane”, tha eksperti.
Ai gjithashtu u ndal në një rast konkret të kërcënimit që sipas tij, vjen nga krimi i organizuar.
“Mund të them një nga tre rastet që përmenda ku fëmija i një prokurori, ka qenë me shkollim dhe është detyruar trë ndërpresë studimet pasi është ndjerë i kërcënuar nga krimi i organizuar. Edhe pse është marrë në mbrojtje fëmija në fjalë nga policia e vendit përkatës, këta janë në një trysni të madhe, jo vetëm nga retorika e përditshme politike që i sulmon por edhe nga një rrezik real që vje nga ky krim i organizuar”, theksoi Karamuço.
Eksperti u ndal në një tjetër detaj duke theksuar se përtej të gjithave, po zhvillohen kontrolle të zarfave që futen në SPAK pasi mendohet se kanë përmbajtje të rrezkshme.
“Janë rritur masat e sigurisë, po kontrollohen nëpërmjet aparaturave këto kohë edhe zarfat e mëdhenj që hyjnë në SPAK, që kanë fashikuj dhe dosje sepse ekiston mundësia që mund të ketë edhe zarfa me përmbajtje eksplozivi”, u shpreh Ervin Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)