Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë

10 Dhjetor 2023 | 19:08

Gazetari Andrea Danglli ka realizuar një dokumentar kushtuar vrasjes së Liridona Ademajt, nënës së dy djemve që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 29 nëntorit.

Nga vendngjarja, gazetari i Euroneës Albania ka sjellë dëshmi të ngjarjes së rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri e Suedi.

Qytetarët shprehen se Naimin e kanë njohur si djalë të mirë.

“E kemi njohur Naimin, djalë i mirë ka qenë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur tamam”- shprehet një nga qytetarët.

Për mikrofonin e Euronews Albania ka folur dhe mësuesja e Liridonës e cila kërkoi që të kthehet dënimi me vdekje. Mes të tjerash ajo nënvizoi se Liridona është martuar shumë e re.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam mëndu kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.

Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë”-theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.

Ndërkohë Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se burgu është shumë i lehtë për kriminelë të tillë, referuar Naim Murselit, i cili dyshohet se porositi vrasjen e Liridonës.

“Mendoj se dënimet për vepra të tilla kriminale janë të buta. Duhet të ndryshojë ligji për krime të tilla. Kam propozuar kthimin e dënimit me vdekje. Unë do e votoj një gjë të tillë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026