Kush mban përgjegjësi? Noka: Të jepen shpjegimet për sulmet kibernetike

20 Shtator 2022 | 15:15

Sekretari i Pergjithshëm i PD, Flamur Noka, ka ngritur disa pyetje në Komisionin e Sigurisë, ndaj qeverisë në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë dhe tenderat sekrete.

Noka ka theksuar se kompanitë që janë paguar për ndërtimin, administrimin dhe mbrojtjen kibernetike të sistemit dixhital në vendin tonë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndër të tjera ai kërkon përgjegjësit për nxjerrjen e të dhënave të shqiptarëve si dhe për sulmet kibernetike nga Irani.

“A kanë përgjegjësi sipas jush kompanitë që janë paguar për ndërtimin, administrimin dhe mbrojtjen kibernetike të sistemit dixhital në qeverinë e Shqipërisë? A mban kush përgjegjësi në këtë shtet për tenderat sekret në vlerën e 195 milionë euro të bëra ndërkohë që efekti i pagesës dhe tenderave sekret që keni paguar ishte zero. A ka kush përgjegjësi? Sepse e kaluat çështjen e të dhënave që nxorët tek patronazhistët dhe askush nuk u ndje përgjegjës.

Të paktën sot që ne dolëm si shtet të zbuluar përballë terrorizmit kibernetik të Iranit, a ka kush përgjegjësi?”- tha Noka.

Vendi ynë është përballur me sulme kibernetike nga Irani për dy herë radhazi. Më 15 korrik ku u sulmuan sistemet qeveritare dhe shërbimet e qytetarëve dhe para pak ditësh sistemi TIMS u përballë me një sulm kibernetik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
10:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026