“Kush na pengoi”, Alibeaj: Pse nuk dolëm me 61 kandidatë për kryetarë bashkie

Pse nuk dolëm me 61 kandidatë
28 Mars 2023 | 13:53

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në fjalën e tij ai tha se nuk dolën me 61 kandidatë për kryetarë bashkie për shkak të stërgjatjes së procesit gjyqësor për PD dhe vendimin e KQZ.

Ndër të tjera Aliebeaj theksoi se deri në momentin e fundit dora e tyre ka qenë e shtrirëpër kandidatët e foltores që do  të kandidojnë në zgjedhje nën siglën e një partie tjetër.

“Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qëndrimit se duhet te kishim 61 përfaqësues në bashkitë për zgjedhjet lokale. Por stërzgjatja e procesit gjyqësor për PD, vendimi I KQZ dhe çuarja në limite kohore na kushtëzoi në këtë proces. Përtej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jonë ka qenë e shtrire për ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe janë penguar ne forma te ndryshme te kandidojnë në siglën e PD.

Është e qartë për ju të gjithë se një pjesë e deputetëve dhe kryesisë kanë  qenë të ndarë lidhur me vendimin tu prezantuar me kandidate ne zgjedhje. Kjo është e bukura dhe e veçanta e rrallë e një force politike në Shqipëri. Diskutimet ne forume dhe respektimi i vendimit te shumicës. Uroj të jemi shembull për çdo formacion politik qe organizon votime ku rezultati dihet para se të nisë procesi apo preferenca kryetarësh që shiten si proces përzgjedhjeje. Jam po kaq i sigurt se në rast se Kryesia do të kishte votuar kundër këtij propozimi do ta kisha respektuar”-tha Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026