Kush po bën fushatë me banditë? Andi Bushati dhe Baton Haxhiu “rrëzojnë” akuzën e Ramës

9 Shkurt 2021 | 20:22

Akuzat e Edi Ramës ndaj Presidentit, Ilir Meta se po bën fushatë me persona të inkriminuar ishte temë diskutimi në emisionin “Shock” mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Sipas Bushatit, presidenti ka deklaruar se është nën stop i ruajtur nga Garda e Republikës ndërkohë që nga ana tjetër Rama deri tani nuk ka dhënë asnjë provë për këtë akuzë.

Nga ana tjetër, Bushati e konsideroi absurde një akuzë të tillë pasi kreu i qeverisë do të duhej t’i fuste në burg banditët dhe jo t’i linte të lirë sa që të takohen dhe me presidentin e vendit.

“Duhen prova për një akuzë kaq të rëndë dhe Rama nuk ka dhënë prova. Këto banditë t’i fusë në burg dhe të mos i lërë që të takohet me Metën”, tha ai duke shtuar se Rama ka shkuar më tej duke i fut banditët në Parlament.

Edhe Baton Haxhiu ishte dakord për faktin se kryeministri nuk ka paraqitur asnjë provë për akuzën e tij dhe shton se nëse do të ishte i vërtetë ky fakt do të ishte një gjë e rëndë.

Sipas Haxhiut ka një traditë të përfshirjes së banditëve në zgjedhje për të mbrojtur votën që vjen për shkak të mungesës së kontrollit nga shteti në disa zona të caktuara.

“Ka një traditë për mbrojtjen e votës që prej vitit 2001, ku të fortët jo vetëm kanë ruajtur votën por edhe i kanë dhënë një drejtim votës. Nëse Edi Rama ka një fakt të tillë ai duhet ta bëjë publike. Unë nuk besoj se presidenti ka imunitet në këtë çështje”, tha ai.

Andi Bushati foli edhe për replikat mes ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe kryeministrit Rama lidhur me të inkriminuarit në Parlament duke thënë se kreu i qeverisë refuzoi të fliste për shkak se Tom Doshi i garanton një mandat në Shkodër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022