Kush po e kërcënon Serbinë? Beogradi ndalon eksportin e armëve
Në një fjalim më 6 korrik, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, befasoi opinionin duke njoftuar se do të nënshkruajë një vendim që e ndalon eksportin e mëtejshëm të municionit dhe të çdo arme e mjeti nga Serbia. Asokohe, ai tha se “interesi jetik kombëtar i Republikës së Serbisë është i kërcënuar deri në shkallën e fundit në këtë moment”, por nuk dha më shumë detaje.
“Duhet të përgatitet çdo gjë në rast agresioni ndaj Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia nuk po përgatitet për luftë.
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, konfirmoi më 14 korrik se Qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim për të pezulluar eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga industria vendase.
“Përparësi i jepet Ushtrisë së Serbisë dhe të gjitha nevojat e Ushtrisë së Serbisë do të përmbushen nga fabrikat e industrisë së mbrojtjes”, tha Vuçeviq.Kjo, shtoi ai, do t’i forcojë edhe më shumë aftësitë mbrojtëse të vendit.
“Kjo nuk do të thotë se Serbia po shkon në luftë, nuk do të thotë se ne po bëjmë thirrje për luftë, por ne i vlerësojmë me kujdes të gjitha rreziqet dhe sfidat e sigurisë. Ne monitorojmë gjithçka që ndodh dhe ne qeverisim në përputhje me rrethanat”, tha Vuçeviç.
Në Serbi funksionojnë disa fabrika që prodhojnë armë dhe pajisje ushtarake. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme për vitin 2021, për eksportin e armëve dhe të pajisjeve ushtarake janë dhënë 371 licenca, me një vlerë totale prej 1.23 miliard dollarësh.Në mesin e destinacioneve më të rëndësishme të eksportit në vitin 2021 ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 634.19 milionë dollarë, ose 52 për qind; Arabia Saudite – 142.65 milionë dollarë, ose 12 për qind; Qiproja – 87.58 milionë dollarë, ose 7 për qind.
Edhe pse zyrtarët serbë kanë thënë shpesh se Serbia ka mundësi të mëdha për eksport armësh, Qeveria e këtij vendi, në mes të korrikut, miratoi vendimin për pezullimin për një muaj të eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, të prodhuara në Serbi.
Pas skadimit të këtij afati u tha se do të bëhen analiza të reja dhe se do të vendoset nëse është i nevojshëm vazhdimi i pezullimit.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar