Kushtet e punës, të mërkurën mësuesit vendosin nëse do të futen në grevë
Të mërkurën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Arsimit, ku mësuesit do të vendosin nëse do të nisin grevë apo do të kërkojnë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit për mungesën e regjistrave në shkolla.
Mësuesit janë të pakënaqur edhe për kushtet e punës, si mungesa e transportit, mos-pagesa e orëve shtesë, si dhe mungesa e mësuesve në shkolla për shkak të covid.
Arsimtarët paralajmëruan grevë më datën 19 janar, por kjo u shty për një afat të pacaktuar nga Sindikata e Pavarur e Arsimtarëve Shqiptarë.
Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet nuk është vënë në dispozicion një fond i veçantë për mësimdhënien gjatë pandemisë.
Për këtë çështje, eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se mësuesit nuk ka motivim në punën e tyre për shkak të pagave të ulëta.
“Duhet të zgjatet viti shkollor, të krijohen shkollat verore. Për pagat, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, i kanë më të larta se ne. Mësuesi duhet të çohet për dinjitetin e vet. Qeveria nuk ka bërë asgjë pas pandemisë”, deklaroi ai.
Të njëjtin medim ka edhe ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e cila shtoi se në zonat rurale ka probleme për realizimin e mësimit me standard.
Sakaq, ajo nënvizoi se Ministria e Arsimit duhet të fokusohet tek kurrikulat mësimore dhe metodologjia që po përdoret në shkolla.
“Nxënësit nuk duhet të mbingarkohen me detyra nga ana e nxënësve. Duhet të ngrihet një strukturë nga ministra për të parë kurrikulat dhe metodologjinë që përdoret”, tha znj. Malaj.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov