Kushtet në vijën e frontit në Ukrainë, gratë e ushtarëve rusë protestë në Moskë
Gratë e ushtarëve rusë kanë marrë pjesë në protestën e parë publike në rrugët e Moskës, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Mësohet se protestuesit u mblodhën në sheshin Teatralnaya duke mbajtur pankarta që kërkonin që partnerët e tyre të largoheshin nga vija e frontit në Ukrainë, duke u shkëmbyer me trupa të tjerë, pra me një rotacion.
Po ashtu bëhet e ditur se kjo protestë u shpërbë nga policia brenda pak minutash.
Ka pasur shembuj të grave dhe nënave ruse që bëjnë thirrje online duke protestuar ndaj kushteve të të dashurve të tyre pothuajse çdo ditë që nga shkurti i vitit të kaluar, por ligjet në Rusi i kanë penguar ato të protestojnë fizikisht.
Ministria e Mbrojtjes britanike tha se protesta është një shenjë që të afërmit dhe trupat ushtarake mendojnë se vendosja pa rotacion në vijën e frontit shihet si “gjithnjë e më shumë e paqëndrueshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë