Kuvendi finalizon draftin e ndryshimeve në Rregullore, gjejnë dakordësi PS dhe PD

20 Maj 2026 | 20:20

Relatorët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike kanë përmbyllur draftin e përbashkët të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, i cili pritet të miratohet nesër në orën 09:00 në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren. Marrëveshja vjen pas një sërë negociatash mes palëve, ku janë reflektuar tërheqje të ndërsjella dhe pranime të propozimeve kryesore.

Sipas draftit final, Partia Socialiste është tërhequr nga disa propozime fillestare, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të fusë disa elementë që forcojnë kontrollin parlamentar dhe rolin e opozitës në procesin e mbikëqyrjes së institucioneve.

Pikat nga të cilat është tërhequr PS

Sipas dokumentit të dakordësuar:

  1. PS është tërhequr nga propozimi që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar.
  2. Është tërhequr nga përgjysmimi i kohës së diskutimeve në seancë plenare.
  3. Është pranuar që institucionet kushtetuese të vijojnë të raportojnë në seancë plenare, duke rrëzuar idenë fillestare për kufizimin e këtij raportimi.
  4. Është hequr gjithashtu propozimi që raportimet vjetore të përqendroheshin vetëm në Komisionin Xhafaj, duke u pranuar ndarja sipas komisioneve përgjegjëse për fushat përkatëse.

Pikat e pranuara nga PD

Nga ana tjetër, në draft janë reflektuar disa nga propozimet e Partisë Demokratike:

  1. Forcim i rolit të Kryetarit të Kuvendit në mbikëqyrjen e përgjigjeve institucionale ndaj deputetëve. Sipas ndryshimit, Kryetari i Kuvendit do të kërkojë përgjigje brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit, ndërsa në rast mosreagimi mund të kërkohet marrja e masave disiplinore deri në shkarkim ndaj titullarit të institucionit.
  2. Detyrimi që kryetarët e komisioneve, me kërkesë të pakicës parlamentare, të thërrasin mbledhje ose seanca dëgjimore me titullarët e institucioneve brenda dy ditëve nga paraqitja e kërkesës.
  3. E drejta e ndërprerjes së seancës plenare në orën 22:00, me kërkesë të kryetarit të një grupi parlamentar, dhe rifillimi i saj ditën pasardhëse.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren pritet të formalizojë marrëveshjen, e cila konsiderohet një nga ndryshimet më të rëndësishme të funksionimit parlamentar në këtë sesion.

Ky zhvillim vjen në një moment kur debati për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në kontrollin e ekzekutivit dhe institucioneve të pavarura ka qenë i shtuar, veçanërisht në raport me transparencën dhe kohëzgjatjen e procedurave parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Rilindja urbane e ka kryer misionin e saj, kalojmë në moment tjetër

Kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit “Rilindja Urbane 2.0” foli për një fillim të ri të rimëkëmbjes dhe përfundimit të...
12:31 | 10/07/2026

“Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë

Kryeministri Edi Rama prezantoi të premten programin “Rilindja Urbane 2.0”, me një objektiv financimi prej 1.5 miliardë eurosh. Gjatë prezantimit, Rama tha se programi i...
12:01 | 10/07/2026

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje nga hetimi i ndërmarrë lidhur me falsifikimin dhe tjetërsimin e pronat në ASHK Durrës. Me kërkesë të Prokurorisë Durrës...
11:34 | 10/07/2026