Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën që dënon Rusinë
Kuvendi i Kosovës ka dënuar ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë përmes një rezolute që u votua me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët mbajtën një minutë heshtje për të nderuar viktimat e luftës në Ukrainë dhe thanë se populli i Kosovës qëndron përkrah Ukrainës.
Ata e krahasuan agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës me “skenarin e gjenocidit të Sllobodan Millosheviçit në Ballkan”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se sulmi ndaj Ukrainës është sulm mbi botën e civilizuar “e nëse bota nuk vepron e bashkuar, në rrezik është e ardhmja jonë e ardhmja e përbashkët e secilit për nesh”.
Kurti theksoi se Kosova dënon edhe qëndrimin e Serbisë duke thënë se nuk mund të ketë neutralitet për vendet kandidate për BE-në, kur e gjithë BE-ja e dënon dhe sanksionon fuqishëm.
“Pozicioni edhe-edhe duke tentuar të luajë qendrën e dyfishtë edhe me Moskën edhe me Brukselin edhe me Uashingtonin edhe me Pekinin është pozicion edhe me demokracinë edhe autokracinë”, tha Kurti.
Edhe opozita ishte në të njëjtën vijë me Qeverinë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i bëri thirrje që të ofrohet mbështetje konkrete për Ukrainën dhe qytetarët e saj.
Krasniqi tha se është e rëndësishme ndarja e një fondi të veçantë dhe, në rast nevoje, të mundësojë strehimin e 5 mijë refugjatëve.
Deputetët gjatë kësaj seance thanë se Kosova duhet të kërkojë anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
Ata, në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës, kanë vendosur pankarta në para çdo ulëse të tyre me mbishkrimin “ne qëndrojmë me Ukrainën”. Por deputetët e Listës Serbe nuk kanë pranuar t’i mbajnë pankartat në mbështetje të Ukrainës, të cilat u shpërndanë në seancë.

LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?