Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ditën e Çlirimit, i pranishëm edhe Begaj

12 Qershor 2024 | 10:38

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë atje.

Hyrja e NATO-s në Kosovë shënoi edhe fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.

Seanca nisi me këndimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit shtetëror të Kosovës, si dhe me një minutë heshtje për të gjithë të rënët në luftën e viteve 1998-’99.

I pranishëm në seancë është edhe shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker.

Walker luajti rol kyç në dokumentimin e masakrës në Reçak të Shtimes, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë më 15 janar të vitit 1999. Walker e cilësoi ngjarjen si krim kundër njerëzimit.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, si dhe ish-president i Kroacisë, Stipe Mesiq.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë

Dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullësisë civile shqiptare në Kosovë. Mediat në...
10:04 | 28/07/2026

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit...
15:44 | 27/07/2026