Kuvendi i Kosovës tenton sërish të konstituohet mes bllokadës politike

7 Maj 2025 | 08:39

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00, në përpjekjen e dymbëdhjetë për konstituimin e institucionit ligjvënës.

Derisa partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe opozitës, lidhur me emrin e kryetarit të Kuvendit. Kjo situatë ka bërë që 11 seanca të mëparshme të dështojnë.

Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, një emër që partitë opozitare e kundërshtojnë fuqishëm, duke e cilësuar si “përçarëse”.

Në tri seancat e fundit, Vetëvendosje ka tentuar të ndryshojë procedurën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar që ai të bëhet me votim të fshehtë. Megjithatë, ky propozim është kundërshtuar ashpër nga PDK, LDK dhe AAK.

Për të zhbllokuar situatën, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke i ‘shtrirë dorën’ për bashkëpunim dhe duke propozuar hyrjen në një koalicion qeverisës.

Ndërkaq, Abdixhiku i është përgjigjur Kurtit gjatë ditës së djeshme përmes një letre, në të cilën propozon formimin e një qeverie tradicionale me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në vend. Mbetet të shihet sot nëse Kuvendi do të konstituohet në seancën e sotme.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026