Kuvendi i Kosovës voton për formimin e dy komisioneve hetimore për energjinë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike gjatë seancës së 5 majit.
Njëri komision hetimor është iniciuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i cili do të kryesohet nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.
Komisioni tjetër është niciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe do të udhëhiqet nga deputeti PDK-së Hajdar Beqaj.
Komisioni hetimor i propozuar nga opozita synon që të hetojë të gjitha masat e ndërmarra gjatë periudhës së gjendjes emergjente për energjinë, që Kuvendi kishte votuar vitin e kaluar.
Masat e ndërmarra në periudhën e gjendjes emergjente ishin: Vendosja e kufizimeve në furnizimin me energji për konsumatorët dhe vendosja e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Si pasojë e krizës energjetike, Kosova u përball me shtrenjtim të energjisë.
Komisioni hetimor i LVV-së kërkon që të hetohen aktivitetet në sektorin e energjisë në periudhën kohore 2006-2022. Këtu përfshihet hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës pas privatizimit të distribucionit në këtë kompani.
LEXONI GJITHASHTU:
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 LIVE- Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët