Video | Kuvendi i RMV-së miraton propozimin francez

16 Korrik 2022 | 13:24

Deputetet e Maqedonisë së Veriut miratuan të shtunën në parlament propozimin francez për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Propozimi mori 68 votat e maxhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Këta të fundit kanë paralajmëruar një protestë kundër këtij propozimi.

Propozimi francez përcakton se kërkesat e Bullgarisë për të futur në kushtetutën maqedonase minoritetin e saj të kryhet pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe hapja faktike e negociatave të ndodhë pasi këto ndryshime të kryhen.

Pak ditë më parë, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me presidenten e KE-së, Von del Leyen, përsëriti qëndrimin se propozimi është i dëmshëm pasi në një protokoll që pritet të nënshkruhet me Sofjen, do të negociohet edhe për aspektet historike dhe gjuhën.

Por, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj në parlamentin e Maqedonisë së Veriut deklaroi se “nuk ka dyshim, gjuha maqedonase është e juaja dhe ne e respektojmë”.

Ajo shtoi se propozimi francez për zgjidhjen e situatës me Bullgarinë, respekton identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026