Kuvendi i Shqipërisë, Zhupa: Arrestimi i Mogherinit tregon “standardin evropian”

2 Dhjetor 2025 | 17:22

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka kritikuar qeverisjen dhe lidhjet me institucionet evropiane pas arrestimit të Federica Mogherinit. Zhupa deklaroi se ngjarja tregon çfarë nënkuptohet me “standard evropian”.

Sipas saj, Kolegji i Evropës ka përfituar 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për ndërtimin e një kampusi universitar.

“Sot e kuptuam të gjithë se çfarë nënkuptojmë me standard evropian, atë që keni adoptuar me Federica Mogherini, e cila ka qenë rektore në Kolegjin e Evropës. Jam në dilemë: a janë të korruptuar dhe zgjedhin bashkëpunëtorë si shokët e tyre në Shqipëri, apo vijnë për të masterizuar nga mjeshtrave e qeverisë për t’u korruptuar?”, tha deputetja.

Zhupa shtoi se vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit për lejen e zhvillimit të kampusit universitare ka krijuar një situatë të diskutueshme, duke theksuar nevojën për të sqaruar përdorimin e fondeve publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026