Kuvendi miraton projektligjin për menaxhimin e mbetjeve, shtyhen 3 çështje të tjera
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka kaluar në procedurën e votimit projektligjin për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve.
Ky vendim u mor pasi deputetët e opozitës vijuan të debatonin dhe ndërhynin, teksa më herët deputeti Gazment Bardhi nuk pranoi të linte sallën pas përjashtimit. Ai vijoi të qëndronte në sallë edhe pas rinisjes. Më pas, kreu i grupit të PS i kërkoi Peleshit që të kalonte në procedurën e votimit direkt dhe të mbyllej seanca.
Ligji për menaxhimin e mbetjeve kaloi në tërësi me 73 vota të mazhorancës.
Më tej, në seancën e sotme plenare, Kuvendi vendosi shtyrjen e votimit për ngritjen e Komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale.
Pas debateve në sallë nga opozita, u vendos të shtyhej dhe çështja e Reformës Zgjedhore deri në nëj dakordësi.
Gjithashtu edhe çështja e Reformës Territoriale, është një pikë e shtyrë për në seancën e radhës, çështje e cila u kundërshtua gjithashtu nga opozita.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara