Kuvendi rrëzon kërkesën për rezolutën e Strebenicës, Berisha filmon deputetët
Ditën e sotme Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetit Tritan Shehu që rezoluta për Strebenicën të futet jashtë radhe në kalendarin e punimeve, me qëllim për t’u diskutuar.
Ndërkohë gjatë kohës së votimit, Sali Berisha filmoi deputetët që votuan kundër.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.
Ai hodhi akuza ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur një Putini të vogël që është i gatshëm për gjenocide.
Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon