Kuzhina gjirokastrite pjesë e eksperiencës së turistëve të huaj, provojnë dhe gatuajnë recetat tradicionale
Kuzhina tradicionale po kthehet në një prej atraksioneve më të veçanta turistike në Gjirokastër. Krahas vizitave në kalanë dhe sitet historike, gjithnjë e më shumë turistë të huaj po zgjedhin të përfshihen në klasa gatimi, ku mësojnë nga afër sekretet e recetave karakteristike të qytetit të gurtë.
Gatimet tradicionale të zonës mbeten një ndër pikat më të forta për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Përveç monumenteve historike dhe trashëgimisë kulturore, turistët po tregojnë interes të madh edhe për eksperiencat kulinare autentike.
“Përveç guidave turistike që kanë në Gjirokastër për të vizituar kalanë dhe sitet e tjera arkeologjike, ata zhvillojnë edhe një orë kulinarie me gatimet tradicionale gjirokastrite. Turistët janë gjithmonë shumë të interesuar për këto klasa gatimi. Ata janë të apasionuar pas gatimeve tradicionale të Gjirokastrës. Ne kemi byrekun me lakra, që është tradicional, si dhe qifqinë gjirokastrite. U shpjegojmë sesi përgatiten dhe mahniten edhe nga tigani shumëvjeçar, që trashëgohet brez pas brezi”, thotë Mimoza Duka.
Restorantet dhe bujtinat karakteristike po e përfshijnë gjithnjë e më shumë kulinarinë tradicionale në ofertën e tyre, duke organizuar klasa gatimi ku turistët jo vetëm mësojnë recetat, por edhe provojnë vetë përgatitjen e tyre.
“Gatimet tradicionale janë shumë të preferuara nga turistët. Në pjesën më të madhe të menysë sonë, rreth 70-80 për qind janë produkte tradicionale. Realizojmë shpesh klasa gatimi ku ata dëshirojnë të mësojnë recetat, të shohin si bëhen, çfarë erëzash përdorim. Janë shumë kuriozë, i gatuajnë edhe vetë dhe më pas shijojnë gatimin e tyre”, thotë Manjola Shehaj.
Vetë turistët e vlerësojnë këtë eksperiencë si një mënyrë autentike për të njohur kulturën shqiptare, duke e konsideruar kuzhinën tradicionale një nga surprizat më të këndshme të vizitës në Shqipëri.
“Për mua është hera e parë që vizitoj vendin tuaj. Menuja e ushqimit është shumë e larmishme dhe me shije tradicionale. Shqipëria është një vend i bukur dhe çdo turist duhet ta vizitojë”, thotë një turiste.
Promovimi i kulinarisë karakteristike po i jep një dimension të ri turizmit në Gjirokastër, duke e kthyer qytetin jo vetëm në një destinacion historie dhe kulture, por edhe në një pikë referimi për turizmin gastronomik.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër