“Ky është kurth!” Vuçiç-Osmani debat në Këshillin e Sigurimit në OKB: Po propagandon
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në delegacionin e Kosovës së bashku me, Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin, ishte një kurth kundër Serbisë.
Vuçiç tha se të mbijetuarat e masakrave jugosllave në Kosovë nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshilltarëve të Osmanit.
“Kjo është një teatër politik dhe kurth për delegacionin serb. Ajo që e dëgjuam deri tani ishte sikur një proces i krimeve të luftës kundrejt serbëve për diçka që ka ndodhur 25-vjet më parë. Nuk u tha asnjë fjalë e vetme për raportin, asnjë fjalë për gjashtë muajt e fundit. Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacioneve?”, ka thënë Vuçiq.
Në mbështetje të tij, doli edhe përfaqësuesi i Rusisë.
“Dua t’i kujtoj zonjës Osmani është kthyer te njerëzit pas saj duke u thënë se janë persona të delegacionit të saj, por ato janë ftuar si person privat. Kjo nuk do të thotë se duhet të ketë një delegacion pas saj. Edhe nëse protokolli e lejon, ata duhet të ulen pas saj atje tej”,-tha Vasily Nebenzya.
Presidentja Vjosa Osmani reagoi pas kësaj deklarate duke thënë.
“Natyrisht se përdori të drejtën për t’iu përgjigj kësaj propagande që e dëgjuam nga Vuçiqi më herët. Sa i përket çështjes procedurale që u ngrit dëshiroj t’iu informoj se këto gra përveç që janë avokuese të shkathëta për drejtësinë, po ashtu janë pjesëtare të kabinetit tim, janë kapacitet këshillues”, ka thënë Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve