Lagjet e Vlorës në harresë, Pusi i Mezinit pa rrugë e ujë të pijshëm prej 20 vitesh

1 Korrik 2024 | 17:43

Edhe pse Vlora po njeh rritje në sektorin e turizmit, lagjen periferike të saj vuajnë mungesën e infrastrukturës. Në shumicën prej tyre mungojnë shërbimet bazike si furnizimi me ujë dhe rrugët janë si në mesjetë.

Banorët e Pusit të Mezinit, një lagje në periferi të qytetit, tregojnë se janë të lënë pas dore në përpjekjet për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.

Mungesa e një rrugë të shtruar dhe me trotuare e po ashtu uji i pijshëm që thuajse vjen me pikatore, janë disa nga problemet me të cilët përballen në përditshmëri.

Në këtë kontekst, banorët shprehin pakënaqësi dhe shpresojnë për ndryshime të mëtejshme që do të përmirësojnë cilësinë e jetës në lagjen e tyre. Mungesa e kushteve elementare të jetesës ka qenë sfida e një komuniteti prej 200 banorësh për të paktën 20 vitet e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026