Rriten çmimet e apartamenteve në Vlorë, ndikon kërkesa e lartë e të huajve

27 Qershor 2024 | 18:02

Në qytetin bregdetar të Vlorës tregu imobiliar ka pësuar ndryshime të ndjeshme me rritje të çmimeve.

Kjo për shkak të kërkesave të larta dhe ofertave të kufizuara. Agjentët imobiliar paralajmërojnë rritje deri në 30% me shumë, ndërkohë që zonat me kërkesa më të larta mbeten vija bregdetare Lungomare dhe ajo e Plazhit të Vjetër.

Renato Banushaj, një ekspert i tregut imobiliar, tregon se situata është e komplikuar aktualisht, me kërkesa të larta nga të huajt për apartamente në Vlorë. Ai shton se ndërtimet e pakta dhe ofertat e ulta kanë sjellë edhe një nivel relativisht të lartë të çmimeve për metër katror.

“Aktualisht situata e tregut imobiliar është disi e rënduar, kërkesat nga ana e të huajve por edhe tregut vendas kanë qenë shumë të larta, aktualisht oferta është shumë e ulet, nuk ka apartamente, ndërtimet janë shumë të pakta dhe cmimet janë relativisht shumë të larta. Parashikohet që vitin që vjen cmimet në Vlorë të jenë nga 20 – 30 % më tepër, kush i ka ti gëzojë kush si ka ti harrojë besoj se jemi drejt kësaj”, tha agjenti imobiliar Renato Banushaj.

Në zonën e Lungomares, çmimet e ndërtimeve janë rreth 2500 euro për metër katror, duke bërë këtë një prej zonave më të dëshirueshme për investimet imobiliare. Në të njëjtën kohë, tregu i pasurive në zonat e tjera bregdetare si Radhimë, Dhërmi dhe Orikum po përjeton një rritje të interesit, veçanërisht nga blerësit e huaj.

“Lungomarja patjetër ku cmimet në ndërtim e sipër janë 2500 euro metri katror. Të huajt janë dyndur shumë në pjesën e Radhimës, Dhërmi, Orikum, plazhi vjetër ka marrë një zhvillim shumë të madhe, polakë”, tha më tej Banushaj.

Ndërkaq, tregu vendor po e përballon këtë rritje me një qëndrueshmëri të fortë, me shumë shqiptarë të diasporës që po kthehen për të investuar në prona të paluajtshme në vendlindjen e tyre.

“Por tregu vendas po i reziston fort, ka shumë shqiptarë të diasporës që po investojnë këto vitet e fundit në Shqipëri”, tha më tej Banushaj.

Për ata që planifikojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme në Vlorë, agjentët imobiliarë shprehen se duhet të merren parasysh pritjet për rritje të çmimeve dhe të kuptojnë që situata tregtare po evoluon me një kërkesë të lartë dhe oferta të kufizuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026