“Në Sarandë 3 mijë €/m2” Eksperti: Pse janë rritur çmimet e apartamenteve në bregdet

22 Korrik 2023 | 19:27

Agjenti imobilar Floriant Tahiri, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euornews Albania, ku foli në lidhje me rritjen e çmimeve të apartamenteve në bregdet.

Tahiri tha se shkak për rritjen e çmimeve është kërkesa e lartë e të huajve dhe shqiptarëve që punojnë në emigracion.

Ai tha se në Sarandë dhe Vlorë apartamentet në afërsi të detit kapin dhe vlera 2500-3000 euro për metër katrorë.

“Saranda dhe Vlora, Lungomarja, ka raste ku apartamantet kapin shifra 2500-3000 euro

Pavarësisht se njerëzit flasin për faktorë të tjerë, jo paraja e pistë, tregu është kërkesë ofertë. Po nuk ka kërkesë nuk ka ofertë. E para që çmimet kanë arritur këtu është se ka kërkesë, kryesisht të huaj dhe shqipatrë emigrantë, por dhe shqiptarë që jetojnë këtu. Kërkesa është reale, ne kemi përditë klientë që vijnë në zyrat tona dhe kanë kërkesa, madje nuk kemi mjaftueshëm apartamente. Kërkesa për apartamente në vijën e parë të detit, por dhe në vijën e dytë është shumë e lartë”, tha ai.

Agjenti imobiliar shtoi se rritje të çmimeve ka edhe qyteti i Durrësit, ku apartamentet në çmime standard shkojnë deri në 1 mijë euro. Por shtoi se ka dhe apartamente që kapin vlerën e 2 mijë eurove.

“Çmimi ka arritur deri në dy mijë euro metri katrorë, në qoftë se flasim për tipologji të caktuara, ndërkohë çmimet standarde shkojnë diku te 800, 900, 1000 mijë euro metri katrorë, këtu themi standardi i zonës së plazhit Golem, Mali i Robit, Shkëmbi i Kavajës apo edhe në Qerret”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026