Si e pushtoi mafia e pronave, Kadastra e Vlorës turpi i shtetit shqiptar

22 Korrik 2023 | 19:38

Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte Kadastra e Vlorës dhe problemtaikat me pronat në qytetin bregdetar.

Një pronë në bregdetin e Vlorës, u bë burim sherri mes drejtorit dhe zv.drejtorit të Kadastrës lokale  në ditët e para të tetorit 2019. Konflikti lindi pasi numri 2 i institucionit firmosi dokumentin që zbatonte vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa numri 1 e anuloi me arsyetimin se vetëm ai kishte të drejtën e firmës.

Ky është vetëm një episod, që tregon se në më pak se një vit që nga krijimi i Kadastrës Shtetërore, problemet me pronat jo vetëm që nuk po gjenin rrugën e drejtë të zgjidhjes, por po hapnin një lojë të re shantazhesh e rryshfetesh, sidomos në zonat e lakmuara të bregdetit. Këtu nuk veproi vetëm lobi i njerëzve që përdorin forcën dhe paranë për të arritur qëllimet, por edhe drejtues e nëpunës të shtetit që u blenë dhe u bënë palë me mafien, e madje edhe bashkëpronarë të tokave të tyre, duke lënë qytetarët me gisht në gojë, pas dyerve të institucionet e gjykatave.

“Brenda institucionit, i njëjti department. Dy tavolina përballë njëri-tjetrit, nxirrnin dokumente që kundërshtonin me vulë zyrtare njëri tjetrin. Qytetarët kishin plotësisht të drejtë të na mallkonin e të na thonin, ju humbtë vula”, deklaronte asokohe drejtuesja e Kadastrës Dallëndyshe Bici.

5 vite më parë, qeveria ngriti Agjencinë Shtetërore të Kadastrës me zotimin për të zgjidhur kaosin e pronave. Procesi erdhi si pjesë e bashkimit në një çati të vetme të Aluiznit, Hipotekës dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Ditën kur u ngrit ky institucion Shqipëria numëronte 4.4 mln pasuri të paluajtshme, nga të cilat 600 mijë nuk ishin të regjistruara dhe 2.5 mln ishin me probleme. Pra, ose duhet të rishikoheshin, ose të regjistroheshin nga e para. Dhe puna u duk se filloi me përgjegjshmëri, me ligjin që mori formë dhe me “mea culpan” se 80 mln eurot për procesin fillestar të regjistrimit ishin çuar dëm.

“E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur, edhe pse kemi pasur kohë të gjatë, që ta transformojmë Kadastrën, në atë që ajo është në vërtetë. Unë dua ta them me gojën plot dhe me kokën ulur se sot është dita për të kërkuar ndjesë shumë të madhe në emër të PS, të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër”, deklaronte kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026