“Drejtori nuk i’u përgjigjet, kompjuteri po”- Revolucioni i dytë me pronat
Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte Kadastra e Vlorës dhe problemtaikat me pronat në qytetin bregdetar.
Revolucioni i dytë i Kadastrës sapo ka nisur. Ai do të jetë dixhital, dhe kushdo që do të kërkojë shërbim për pronën, nuk do ta marrë nga zyra lokale, por nga një zyrë që kompjuteri do të përzgjedhë rastësisht.
“Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull Kadastrës së Vlorës, si ujqërit një preje, është ikni se nuk ka më Kadastër për ju. Kompjuteri që nuk ka nevojë as për nuse, as për krushq, as për parti, as për shoqëri, që nuk do të dijë as kush është deputet e kush është bandit, thjesht bën punën, mbi bazën e atyre që ka të regjistruar”, deklaroi kryeministri Rama kur prezantoi nismën.
Skanimi i dokumenteve ka kushtuar rreth 4.5 mln. Fond iu vu në dispozicion Kadastrës, për zbatimin e projektit që integron në kompjuter të gjithë dokumentet pronësore, ndërsa në proces asistoi edhe Bashkimi Europian. Ndihma është e madhe për qytetarin, studiot ligjore dhe punonjësit e kadastrës, ndërsa mekanizimi që vë në veprim qeveria është distanca dhe mospërballja e qytetarit me punonjësin.
Eksperti i pronave Gjergj Begaj deklaroi për Money: “Në rast se ti do të aplikosh nga Tirana, praktika jote do t’i kalojë një juristi në Laç, ose materiali hartografik do të prodhohet në Sarandë, ose në Kukës, ose në çdo qytet. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me funksionimin e sistemit. Pas aplikimit, nuk do të bëhet më shpërndarja nga ish-shefat e zonave, sepse edhe këtu kishte abuzime, sepse shefi bëntë shpërndarje selektive.
Sistemi bën shpërndarje automatike dhe ti nuk njeh personin që merret me praktikën tëndë, dhe në kthim tani shefi i zonës nuk ka të drejtë firme dhe do të bëhet shpejt në kohë, për të mos lënë vend për abuzime”.
Kadastra shqiptare thotë se janë gjithsej 56 mln dokumente që i përkasin 4.4 milonë pasurive të paluajtshme në vend, dhe që me projektin dixhital, gjithcka mbyllet në dy faza, në vitet 2022-2023. Në datën 3 korrik, praktikisht procesi u inaugurua për të hyrë direkt në shërbim të qytetarit.
“Duhen parë disa aspekte në mënyrë që të mos jemi të ngutur. Duhet bërë dixhitalizimi i arkivës. Miliona dokumente pronash të qytetarëve duhen kthyer në dixhitale në mënyrë që të bëhet e lehtë për t’i gjetur. Nëse unë nuk i kam të dixhitalizuara, e kam të vështirë për të gjetur se ku ndodhet një dokument”, u shpreh avokati Korab Zenuni.
Është ende herët për të folur për ecurinë, për kompetencat që kanë marrë punonjësit, për manipulim të sistemit, të drejtorit etj. Edhe qytetarët vetë nuk e kanë dhënë përgjigjen, nëse ka shërbim, cilësi dhe zgjidhje. Por, në marrëdhënien virtuale dhe të padukshme, mes individit dhe nëpunësit të shtetit, ajo cka do të vazhdojë të rëndojë sërish, do të jetë konflikti për të njëjtën tokë, i njohur ndryshe si mbivendosje.
“Dixhitalizimi nuk zgjidh problemin real. Problemi real është problemi i pronës që janë mbivendosjet, që janë 4 pronarë për një tokë. Njëri e ka me kthimin e pronave, njëri e ka me privatizimin, njëri e ka me ligjin 7501, njëri e ka me AMTP. Pra, si do zgjidhet ky problem që nuk ka lidhje me dixhitalizimin”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset