Si nisi zaptimi i tokave në bregdetin e Jugut
Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte Kadastra e Vlorës dhe problemtaikat me pronat në qytetin bregdetar.
Padrejtësitë që i janë bërë njerëzve të pafuqishëm të këtij vendi në 30 vitet e fundit janë të mëdha; dhe më mirë se kushdo, i tregojnë vetë ata që i kanë përjetuar, duke humbur para, toka, pasuri madje edhe njerëz të afërm. Por, dekadat e fundit, ato janë përhapur nga ligjet famkeqe si ai 7501 dhe lufta civile e vitit 1997, kur gjatë dhe pas saj, në Vlorë u regjistrua masakra e madhe e tokave.
Avokati Kujtim Cakrani bëri për Money një rezyme të problematikave të tokave në bregdet: “Problemet në Vlorë nuk kanë filluar këto 5 vite. Problemet kanë filluar pas vitit 1997, kur në Vlorë filluan dyndjet. Deri në ’97 nuk kishte zaptim të qytetit.
Por si u zaptua bregdeti? Pas vitit 1997 në Vlorë, Këshilli i Qarkut, përmes Ministrisë së Bujqësisë ringriti Komisionin e ndarjes së tokës. Nga zona e bregdetit, në Jonufër e Radhimë u rishpërndanë toka për njerëzit që kinse kishin qenë punonjës së ndërmarrjes bujqësore. Por, njëkohësisht, aty kishte patur edhe vendime të kompensimit dhe kthimit të pronave. Kjo ndarje apo ky riorganizim që u bë në vitin 1998, krijoi konflikte të mëdha pronësie, konflikte që buruan nga e njëjta skemë edhe në Radhimë, Palasë, Borsh, Qeparo dhe gjithë bregdetin.
Askush nuk e mendonte që ajo do akumulohej dhe sot do pëlciste si qelbi gjithë kjo herezi që u bë. Pra, u shpërndanë toka me komisione politike. Duhet ta pranojmë që problemi i pronave në Shqipëri nuk ka qenë juridik, por politik sepse politika nuk ka dashur ta zgjidhë problemin dhe duke qenë se ligji 7501 e kishte mbyllur ciklin e tij në vitet 1994-1995, këta e riaktivizuan problemin përsëri”.
Ish-kryetarët e komunave dhe qarqeve, shpërndanin për qëllime elektorale AMTP (dokumente përfitimi të tokave) dhe me këto veprime, nisën të krijohen përplasje për mbivendosje pronash. Pra, për një tokë apo për një truall, kishte më shumë se dy apo tre individë që pretendonin se ishin pronarë. Secili prej tyre duhej të vepronte për t’u bërë zot i tokës, duke përdorur çdo mjet legal e ilegal për të marrë firmën dhe vulën e kryeregjistruesit në Kadastër.
“Vulat e njoma ishin si armët. Armët në brezin e atyre që mbasi hapën depot e ushtrisë, u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë. Vulat e njoma dhe njeriu që pronën e ka nga stërgjyshi duhej të varej nga vula e njomë e dikujt pa din, pa iman, pa fe, pa atdhe. Nuk e di sa turp iu vjen juve. Mua më vjen shumë turp”, deklaronte kryeministri Rama .
Avokati Cakrani shtoi se për shkak të falsifikimeve pronat u përkasin 3 apo 4 pronarëve.
“Edhe sot në vitin 2020 apo 2023, gjendemi përpara një fakti të tmerrshëm, ku një tokë ka 3-4 apo më shumë pronarë. Duke qëne toka e lakmueshme, të të gjithë këta zihen dhe përfundojnë te punonjësi i Kadastrës, duke bërë presion dhe krijohet problematikë dhe askush nuk do që të lërë kokën që të regjistrojë një pronë dhe dalë kundër grupeve të interesit, të cilat kanë treguar që edhe të vrasin”, tha Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës