Lajçak: Marrëveshjet e miratuara Kosovë-Serbi duhet të zbatohen

29 Qershor 2022 | 13:30

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, beson se tani është momenti që të fillohen takime më të shpeshta mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksanër Vuçiç.

“Jam angazhuar nëpër takime individuale që takimi i radhës të ketë rezultatet që dëshirojmë t’i shohim”, u shpreh Lajçak.

Sipas tij, uniteti politik është shumë i rëndësishëm për ecjen përpara të dialogut.

Lajçak foli edhe për rëndësinë e zbardhjes së fatit të të pagjeturve dhe ka thënë se shpreson që do të miratohen dokumentet, të cilat janë duke punuar grupet punuese.

“Nuk duhet të ndalemi derisa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve”, shprehet Lajçak.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1. 600 persona.

Diplomati i lartë evropian, i pyetur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se marrëveshjet e miratuara duhet të zbatohen.

“Është zotim të cilin e ka pranuar Kosova, përfshirë miratimin në Kuvend, ka një parim të së drejtës ndërkombëtare që thotë se ajo për të cilën është arritur pajtueshmëri, duhet të zbatohet”, u shpreh ai.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, por zbatimi i shumicës së tyre ka ngecur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026