Lapaj: S’flasim dot për të drejtën se të marrin për budalla, po shkatërrohet ky vend

1 Shkurt 2023 | 21:19

Avokati Adriatik Lapaj deklaroi se shoqëria shqiptare nuk ka moral dhe nëse flet për të drejtën, të marrin për budalla.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Lapaj u shpreh se ka humbur sistemi i vlerave, për shkak se i korruptuari dhe i pandershmi, janë më të nderuarit.

“Marrëzi e madhe e turra-vrap kolektiv që ka ndryshuar rendin moral të shoqërisë. Nuk kemi një bosht moral si shoqëri, të jesh i moralshëm, të flasësh për morali në shoqëri sot, është turp. Një shoqëri që vrapon pas parasë, që vrapon pas të padrejtës.

Kaq e thjeshtë duket kjo?  Nuk i flet dot një njeriu këtu për të drejtën sot se të marrin për budalla. Nuk ecën shoqëria pa një standard moral. Ka humbur sistemi i vlerave. Këtu, i korruptuari është burrë zotëri, i pandershmi është më i nderuari”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026