Lapaj: Të thyhet mungesa e garës në Shqipëri, duhet ligj për referendumet
Avokati Adriatik Lapaj, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se duhet të thyejmë mungesën e garës në vendin tonë.
Lapaj tha se Shqipërisë i duhet patjetër ligji për referendumet dhe ndryshimi i ligjit zgjedhor.
“Ne duhet ta thyejmë pa diskutim mungesën e garës, nuk ka rrugë tjetër. Shqipërisë i duhet një ligj i posaçëm për referendumet dhe e dyta, ndryshimi i ligjit zgjedhor duke hapur garën dhe duke krijuar mundësi që të mirët të afrohen në partitë politike në mënyrë që të gjenerohet shpresa; e duke u ringjallur shpresa, njerëzit fillojnë të shikojnë se gjërat mund të ndryshojnë”- shprehet avokati.
Më tej, ai theksoi se me militantizëm nuk shkohet përpara.
“Shpresë ka shumë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se me militantizëm nuk shkohet përpara. Duhet të jenë militantë të përditshmërisë së tyre e jo militantë të partisë që u ka lënë gjyshi”-nënvizoi Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 18:43 Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë
- 18:24 Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit