Largimi i Artan Lames, Tedi Blushi: Ja pse Ramës po i bien “ushtarët” një e nga një

9 Mars 2023 | 21:43

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha në “Now Me Erla Mëhillin” se “ushtarët” që po i bien Ramës, një nga një, janë të përzgjedhurit e tij.

Sipas Tdi Blushit është vetë kryeministri ai që vendos se kush do të hetohet apo arrestohet pasi ka prova konkrete edhe për kreun e Bashkisë, Erion Veliaj, por ai as po ndiqet penalisht e as është marrë ndonjë masë konkrete kundër tij.

“Kjo tregon edhe njëherë mënyrën se si funksionon drejtësia në Shqipëri, pra një drejtësi me regji, pra Edi Rama targeton ose piketon ‘viktimën’ e radhës dhe sapo ‘lideri’ mbaron porosinë e vet, aty janë forcat e BKH-së ose SPAK-u që është gati për të nisur hetimet,” – u shpreh Blushi.

Këtë të enjte u sekuestrua dokumentacioni i pasurisë së bashkëshortes dhe ish-partneres së Ahmetajt si dhe dha dorëheqjen Artan Lame.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026