Largimi i Dodik, analisti: Nacionalizmi ekstrem shërbeu si mburojë për fuqinë e tij
I ftuar në Euronews Albania, në emisionin Balkan Talks, analisti nga Maqedonia e Veriut, Albert Musliu, komentoi largimin e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, pas sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.
Sipas Musliut, Dodik dikur konsiderohej një politikan i përkushtuar për zbutjen e marrëdhënieve në Bosnje, por me kalimin e viteve u përfshi në korrupsion dhe përdori nacionalizmin ekstrem si mënyrë për mbrojtje dhe afirmim të fuqisë së tij politike.
“U fut në drejtimin e korrupsionit, këtë nacionalizëm e kishte si një mënyrë mbrojtjeje dhe personaliteti që nuk i kemi parë radhë herë në pjesë të tjera të botës”, tha Musliu.
Gjithashtu, ai komentoi edhe situatën rajonale pas largimit të Dodik.
“Mendoj se në Evropën Qendrore dhe Lindore do të ketë disa zhvillime, të cilët do të tentojnë ta pasivizojnë rajonin, ndaj nuk ka reagim dhe nga ana e Beogradit për këtë lëvizje. Mos harrojmë duhet të dimë se ka një fletë-arresti fuqiplotë për burgosjen njëvjeçare, të cilën do ta mbajnë edhe si mekanizëm për ta kontrolluar vazhdimisht. Aktgjykimin e ka një vit, do shkojë në burg dhe gjashtë muaj nuk do merret me politikë, ku mendoj se do të pasivizohet edhe më shumë. Vetë fakti që nuk kemi reagim prej Beogradit, mendoj se veprimet do të zhvillohen në këtë drejtim. Kemi zhvillime të tjera edhe në rajonin tonë, jo vetëm në ish-Jugosllavi.
Mendoj se Administrata Amerikane këtë herë është shumë më shumë e përkushtuar për pasivizimin e shteteve aleate, që besoj se neve si rajon do të na ndihmojë. Jo rrallë herë kemi qenë pengë e disa konjukturave, disa personaliteteve të cilat për interesin e vet nuk kanë hezituar të dëmtojnë edhe rajonin. Është një akt i cili duhet përshëndetur, pavarësisht sesi do të përfundojë. Fakti që i kanë dhënë Dodikut lëvizje të lirë në SHBA është mesazh që mos të kujtohet të shkojë në Lindje, sepse Dodiku ka qenë mik personal i Presidentit Putin dhe administratës ruse”, u shpreh Musliu.
Dodik u sanksionua nga SHBA dhe Mbretëria e Madhe për veprime që minojnë marrëveshjen e paqes së Dejtonit që i dha fund luftës së Bosnjës 1992-95. Pas këtyre masave, Dodik njoftoi dorëheqjen dhe largimin nga pozicioni që ka mbajtur për vite me radhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë