Largohet nga detyra mësuesi i dënuar për pedofili, pas denoncimit nga nxënësit

27 Nëntor 2021 | 15:41

Ministria e Arsimit ka larguar nga detyra një mësues në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat pasi rezultoi se ishte i dënuar për ngacmim seksual.

Ministrja, Evis Kushi përmes një reagimi në Facebook, shprehet se përveç largimit nga puna ka nisur një hetim administrativ për personat përgjegjës.

Znj. Kushi nuk i referohet Drejtorisë Rajonal të Arsimit që ka bërë punësimin, por thotë se “është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona” dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese.

“Dënoj fort rastin e punësimit me kontratë të një mësuesi në Berat, që në vitin 2003 është dënuar nga gjykata për pedofili. Pavarësisht se gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë dhe të ushtrimit të profesionit, edhe pse prokuroria e kërkoi një gjë tillë”, shprehet ministrja.

Reagimi erdhi pas denoncimit që kanë bërë vetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të cilët kanë shprehur frikë. Mësuesi i matematikës, Engjëll Bregu, 62 vjeç është dënuar nga Gjykata e Beratit me 7 muaj burg për pedofili dhe ngacmim seksual.

Ministrja e arsimit pas këtij rasti thotë se do të do të rishikohet baza ligjore “për të forcuar rregullat dhe procedurat e punësimit apo shkarkimit të mësuesve, për të mos lejuar që të ndodhin më raste që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët”.

“Ju lutem të gjithëve, prindër, nxënës, mësues, apo përfaqësues të komuniteteve, denonconi çdo rast që cenon, apo dyshoni se rrezikon, të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në shkollë apo jashtë saj”, përfundon reagimi i znj. Kushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026