Lë përkohësisht qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja

1 Shtator 2025 | 20:50

Për rreth 40 minuta ka lënë qelinë e burgut të Fushë-Krujës Ramazan Rraja. Raportohet se shkak është bërë gjendja e rëndë shëndetësore e të ëmës.

Ndërkaq, Ramazan Rraja është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për vizitë deri në banesë e më pas është kthyer në burg.

Rraja akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ramazan Rraja u arrestua më 19 prill teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje. 30-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës.

Ramazan Rraja sipas policisë, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihet në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026