Leclerc mundi Piastri’n në Azerbaixhan
Piloti i Ferrari’t, Charles Leclerc arriti të 4’in “Pole positions” rradhazi në “Baku City Circuit” duke lënë pas Oscar Piastri’n në Provat Zyrtare të “Azerbaijan Grand Prix” që u transmetuan në Euronews Albania dhe IN Radio. Drama ndoqi McLaren dhe Lando Norris që u eliminua në sesionin e parë kualifikues. Leclerc vendosi kohën 1m 41.365s, pothuajse 3 të dhjetat më i shpejtë se Piastri në sesionin e 3’të duke zgjatur serinë e “Pole positions” të vendosur këtu në vitet 2021, 2022 dhe 2023. Shoku i skuadrës, Carlos Sainz ja doli të renditej i treti.

Red Bull tregoi shpejtësi maksimale gjatë Provave Zyrtare por në përfundim të sesionit të 3’të u detyrua të pranonte vendet 4 dhe 6. Fituesi i dy garave në Azerbaixhan, Sergio Perez u paraqit më mirë se 3 herë kampioni në fuqi, Max Verstappen. Ndërsa George Russell dhe Mercedes u renditën mes dy makinave Red Bull. Lewis Hamilton pati problem me temperaturën e gomave që nuk e lejoi të shkonte më lart se vendi 7’të. Spanjolli Fernando Alonso e vendosi një shkallë më poshtë Aston Martin por më mirë se rivalët e Williams, Franco Colapinto dhe Alex Albon që plotësuan Top10 në sesionin e 3’të.

Në një ditë të shkëlqyer për Williams, veçanërisht argjentinasin Colapinto, skuadra mendoi të prishte xhiron e fundit të Albon kur harroi ftohësin e motorrit mbi makinën e pilotit tajlandez.

Ollie Bearman mungoi në sesionin e 3’të për vetëm një të dhjetën pas Albon në përfundim të sesionit të 2’të. Ndërkohë që bëri më mirë se kolegu i Haas, Nico Hulkenberg. Një mesditë për tu harruar për Norris, që do të niset nga vendi i 17’të pas RB të Daniel Ricciardo’s.

Gjithcka pas kalimit mbi bordurë dhe kontaktit të evituar me muret mbrojtëse dhe Esteban Ocon në sektorin e 3’të. Kjo është rradha e nisjes në “Azerbaijan Grand Prix” që do të transmetohet në Euronews Albania dhe IN Radio:

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë