Deputeti Gështenja: Njoh Alibeajn si kryetar, por jo ankimin ndaj gjykatës

13 Prill 2022 | 21:49

Deputeti Lefter Gështenja deklaroi se njeh si kryetar të PD-së Enkelejd Alibeajn.

Alibeaj është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar si një ndër 4 nënkryetarët e Partisë Demokratike, tha ai ndërsa argumentoi qëndrimin e tij në studion e “Now”, në Euronews Albania.

Kur 2 nënkryetarë u larguan dhe Jorida Tabaku nuk pranoi pozicionin, ushtrimin e kësaj detyre e mori automatikisht Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Gështenja pohoi se nuk i konteston vendimet e gjykatës.

Për ish-anëtaren e kryesisë së PD-së, Endira Bushatin, kjo është kontradiktore, duke qenë se Alibeaj, ai që njihet nga Gështenja si kryetar partie ka kontestuar gjykatën.

“Kë pyeti Alibeaj për të bërë ankimim kundër gjykatës,”  – pyeti Bushati ndërsa shtoi se jemi para një deficiti demokratik.

Sipas saj është statuti ai që rekomandon që kreu i PD-së zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe jo nga sekretari i përgjithshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026