Levan-Tepelenë, aks me shumë aksidente fatale, banorët e zonave kërkojnë ndërhyrje
Rruga Levan – Tepelenë që lidh jugun e vendit me qytetet e fushës së Myzeqesë është një ndër akset me aksidentet më të shumta të regjistruara. Për shkak se rruga ka në të dy krahët e saj biznese, por edhe përshkon në mes fshatra të ndryshëm, kalimi i banorëve të zonës është i pashmangshëm. Për këtë arsye mungesa e mbikalimeve është bërë shkak për aksidentet me pasoja fatale.
Ndërtimin e mbikalimeve e kërkojnë edhe banorët e zonës, pasi kjo rrugë përshkruhet edhe nga fëmijët që shkojnë në shkollë.
“Nga lart të bëhet si në vendet e tjera me urë ajo është gjëja më e mirë për këmbësorët. Kurse për traktorët duhet të jetë poshtë rrugës me urë. Ja ku i ke aksidentet dy copë, një më lart tjetri më poshtë kanë ndodhur shumë aksidente”,-tha banori i zonës.
“Këtu është një problematikë e madhe sidomos për të vegjlit dhe për të moshuarit. Këtu kalojnë që shkojnë në shkollë në fshatin Sheq Musalalaj rreth 50- 60 fëmije dhe fshati i ka tokat matanë rrugës. Është problematikë e madhe. Këtu para disa muajsh përplasen 15 dele 3 a 4 u shtypën fare dhe nuk ndaloi shoferi, nuk zbatohet rregullorja. Është frikë duhet të presësh të kalosh. Shteti duhet të vërë dorë, o mbikalim nga lart siç e ka bota se ka disa kryqëzime.”
Ky aks rrugor me një gjatësi prej afro 50 km përdoret edhe nga fermerët e zonës për kalimin e mbetjeve bujqësore në të dyja anët e rrugës. Një problem ky që shpesh herë është bërë shkak për aksidente.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid