Pas disa mandatesh dhe angazhim në qarkun e Fierit, Erion Braçe pritet të jetë një tjetër socialist që mund të zhvendoset në një qark tjetër për parlamentaret e 2025-ës.
I kontaktuar nga “Euronews Albania” deputeti socialist tha se nuk është në dijeni të një vendimmarrje të tillë.
Burime bëjnë me dije se vendimi për lëvizjen ose jo të Erion Braçes nga Fieri drejt një qarku tjetër do të merret në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së PS-së.
Pak muaj nga gara e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama bëri disa ndryshime në angazhimin e socialistëve në terren.
Pandeli Majkos iu hoq drejtimi politik i qarkut të Fierit dhe u angazhua në Kavajë.
Vendin e tij e zuri Eduard Shalsi. Vendin e tij në njësinë një në Tiranë e zuri Ervin Hoxha, Ministri i Brendshëm.
Erion Braçe largohet nga Fieri?
Deputeti: “Jam i habitur dhe nuk jam në dijeni të një vendimi”
LEXONI GJITHASHTU:
- Manjani: PS e ka një siklet, Braçe i ka bërë kompliment Ina Zhupës
- “Kone”- Fyerje në Kuvend, PS braktis sallën! Ina Zhupa-Braçes: Më quajte “ruse”