Lëvizte me 8 milionë euro kokainë në makinë, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

11 Korrik 2024 | 12:32

Guardia di Finanza në Torino ka arrestuar një pesëdhjetë e dy vjeçar me kombësi shqiptare, të cilit iu gjendën në automjetin që po lëvizte 80 kg kokainë. Sipas hipotezave hetimore, droga do të shitej ne rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte dhe Lombardi.

Kjo sasi lënde narkotike, nëse do të hidhej në treg me çmim pakice, mund t’i kishte sjellë shqiptarit të ardhura të paligjshme prej të paktën 8 milionë eurosh.

Mëngjesin e 9 korrikut, në provincën e Bergamos policia identifikoi dhe ndaloi një makinë të dyshimtë. Pas sjelljes agresive të shqiptarit, mjeti iu nenshtrua një kontrolli më të imtësishëm, nga ku u konstatua edhe lënda narkotike.

Aktiviteti i kryer nga efektivët Guardia di Finanza bëri të mundur më tej  gjetjen dhe sekuestrimin e gjithsej 74 blloqeve me kokainë. Në përfundim të kontrolleve shqiptari u arrestua për veprën penale të trafikimit dhe mbajtjes së paligjshme të lëndëve narkotike.

Sekuestrimi i madh i drogës vjen në vijim të analizës dhe aktivitetit të thelluar në lidhje me zbulimin e rrugëve kryesore që përdorin trafikantët e drogës në territorin italian për të furnizuar me lëndë narkotike zonat urbane të veriut të Italisë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026