Libër ngushëllimesh për Anagnostin, Kosova nderon mjeshtrin e filmit shqiptar
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ka nderuar figurën e regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti, duke hapur librin e ngushëllimeve pas ndarjes së tij nga jeta më 1 shtator.
Në fjalën e tij, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh se ndarja nga jeta e Anagnostit është një humbje e madhe për kulturën dhe shoqërinë shqiptare.
“Shoqëria shqiptare, kineastët, aktorët, populli shqiptar ka humbur një prej korifejve, një prej atyre që e qëndisnin filmin shqiptar. E njoh si një metodist të mirëfilltë, si një regjisor shkolle, plot për artin kinematografik. Parapëlqeja tek ai atë momentin e punës së jashtëzakonshme që ai bënte me aktorët, por mbi të gjitha kemi humbur personin që sillte në ekran karakterin e plotë të shqiptarëve. Me filmat e tij, ai e zbërthente jetën shqiptare në tërë koloritin e vet dhe ka arritur ta përcjellë shkëlqyeshëm këtë te publiku. Filmi i tij ka ushtuar fort,” tha Malaj.
Dhimitër Anagnosti mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, i vlerësuar për veprat që pasqyruan jetën, karakterin dhe shpirtin e shqiptarëve në ekranin e madh.
Me një karrierë 40-vjeçare, ai realizoi 14 filma, 10 dokumentarë dhe 15 skenarë, duke u bërë një nga figurat që la pas një trashëgimi të vyer për artin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona