Liberalizimi i vizave për Kosovën, a do të inkurajojë largimin e të rinjve?
Mehdi Sejdiu, këshilltar për Integrim Europian i zv. kryeministrit të Kosovës tha në një intervistë për Euronews Albania se ekziston mundësia të rritet numri i personave që duan të largohen pas liberalizimit të vizave.
Sidoqoftë ai sqaroi se nuk beson se do të ketë azilkërkues shtesë.
“Besoj që sot në Kosovë çdo person i cili dëshiron të migrojë mund të gjejë mundësi të shumta për punësim në shumë vende të BE-së, kështu që ata që dëshirojë të migrojnë, po migrojnë, por dallimi me vitin 2015 ku patëm një valë të migrimit, është se ata që sot migrojnë, migrojnë në mnëyrë legale dhe i marrin vizat e tyre në ambasadat përkatëse dhe nuk besoj që për liberalizim të vizave do të ketë azilkërkues shtesë sepse sot po migrojnë legalisht shumica e qytetarëve kosovarë,” – u shpreh Sejdiu.
Ai shtoi se do të ketë një fushatë në gjithë vendin për të informuar njerëzit mbi kushtet qe vijnë bashkë me liberalizimin e vizave. Ndërkaq, Sejdiu tha se do të rritet numri i atyre që jetojnë jashtë dhe do të vizitojnë familjet e tyre, studentë, artistë, etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë