Qendra “Sotir Kolea” është gati të gumëzhijë nga të rinjtë. Dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit, tashmë kjo hapësirë është rikonceptuar si një qendër multifunksionale.
“Këtu organizohen konferenca, takime, diskutime. Të jetë e gjallë dhe të ketë arsye pse te rinjtë dhe studentët të vijnë këtu”, thotë Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Me disa salla ku librat janë organizuar sipas gjuhëve, biblioteka me koleksione librash mbi 200-vjeçarë do të mikpresë të gjithë studiuesit e huaj dhe shqiptarë.
“Ka mjaft vlera të mëdha, vlera unikale për librat që gjenden por edhe vlera historike sepse këto libra kanë qenë në Shqipëri, dhe shpeshherë janë dëshmi e lidhjeve të intelektualeve dhe institucioneve shqiptare me Europën. Shumë libra që janë këtu në sallën franceze dhe italiane janë disa shekuj të vjetra, janë sekuestruar nga familje, nga intelektuale shqiptare”, tregon Misha.
Një model europian, ku thesaret ruhen në kushte të sigurta, po pajis me çip të gjithë librat e rrallë.
“Secili libër do të ketë nje çip, që të sigurohet ky lloj modeli. Secili libër bën ‘pip pip’ po e more pa leje, sepse detyra e bibliotekës është konservimi”, shprehet ai.
“Revue des deux mondes”, shqyrtimi i dy botëve, një nga revistat periodike më të vjetra franceze, ende aktive gjendet për ju në qendrën “Sotir Kolea”.
Disa nga titujt më unikë dhe të rrallë do të jenë të aksesueshëm për lexuesin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sot nis shpërndarja e librave falas, Rama: Konkretizim i mbështetjes së qeverisë
- “Librat për fëmijë me probleme”, Skënderi: Mungesë vëmendjeje ndaj redaktimit