Liderat e BE-së bien dakord për embargon ndaj naftës ruse
Liderët e BE-së ranë më në fund dakord për embargon ndaj naftës ruse. Kompromisi i arritur përfshin heqjen graduale të naftës së nxjerrë nga deti.
Ndërsa ka një shpërndarje të naftës nga naftësjellësi Druzhba, që furnizon Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, ai përbën vetëm 10% të importeve të BE-së.
Kjo do të thotë se brenda fundit të vitit, Europa do të blejë 90% më pak naftë nga Rusia. Por çfarë do të thotë kjo për financimin e luftës ruse ndaj Ukrainës?
Eksperti Simone Tagliapietra, tha se “Impakti do të jetë i madh për Rusinë, pasi ajo nuk do ta ketë të lehtë të zëvendësojë tregun europian me blerës të tjerë. Ka edhe një sërë problemesh të tjera si infrastruktura, që e bën të vështirë ndryshimin e rrjedhës së naftës, kapacitetet e porteve për të rritur ngarkesat dhe aftësitë për të gjetur cisternat e duhura për transportin. Pa harruar faktin se dërgimi i këtyre cisternave në Europë kërkon shumë më pak kohë se dërgimi i tyre në Azi”.
U deshën pothuajse një muaj për ta arritur marrëveshjen, pasi kryeministri hungarez bëri kundërshtimet më të zëshme, por tani nuk dihet se sa do të zgjasë përjashtimi i Hungarisë.
Për më tepër, Polonia dhe Gjermania mund të përfitojnë nga një fazë e veçantë e nxjerrjes së naftës ruse deri në fund të vitit pasi të dyja përdorin pjesën veriore të tubacionit të Druzhbës, gjë që ka shkaktuar kritika.
Deputeti it ë Gjelbërve në Gjermani, Sergey Lagodinsky, deputet i të Gjelbërve, tha se “Gjermania ka bërë një punë të mirë për shkëputjen nga vartësia e naftës ruse dhe kjo është arsyeja përse ne shpresonim ndërprerjen e menjëhershme të importeve. Por tani kjo do të ndodhë në fund të vitit”.
BE i paguan Rusisë rreth 20 miliardë euro në muaj për naftën, ndaj pritet që marrëveshja të ketë një impakt të fortë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)