Lideri çeçen thotë se Rusia synon të marrë Kievin

11 Prill 2022 | 07:50

Kreu i republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadirov tha se Rusia do të kryejë ofensivë ushtarake në kryeqytetin Kiev, si edhe në qytete të tjera të Ukrainës.

Në një video të postuar në Telegram herët të hënën, Kadirov tha se do të “çlirohen plotësisht rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut”, dhe më pas do të merret Kievi dhe të gjitha qytetet e tjera.

“Ju siguroj se nuk ka hapa mbrapa”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur konflikti në Ukrainë është zhvendosur në lindje të vendit.

Zyrtarët rusë kanë thënë se fokusi i forcave ushtarake tani është “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar Luhanskut dhe Donetskut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026