Ligjet me Inteligjencë Artificiale, Klosi: Super arritje, administrata bënte gabime

9 Dhjetor 2023 | 22:05

Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi shpjegoi në emisionin Review në Euronews Albania nismën e qeverisë për të përdorur Inteligjencën Artificiale për përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian.

Klosi e cilësoi një arritje të madhe, nga e cila vendi do fitojë kohë dhe saktësi në komunikimin me ekspertët evropianë.

“Në një vit e gjysmë do hidhet i gjithë legjislacioni shqiptar, një pjesë e tij e madhe është në strukturë dixhitale, do hidhen të gjitha edhe videot për mjedisin që nuk janë hedhur në mënyrë dixhitale. Inteligjenca artificiale do bëjë një vlerësim të të gjithë legjislacionit shqiptar dhe do futë dispozitat e BE. 7500 masa që do të donin shumë kohë, do të përfarohen shumë më shpejt me Inteligjencë Artificiale. Do fitojmë kohë, do kemi një raport shumë më të thjeshtë me ekspertët evropianë. Me këtë mekanizëm do ndihmojmë edhe Kosovën në mënyrë që ligjet t’i ketë sa më evropiane”, tha Klosi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026