Mesazhet në Kongresin e PS për 21 janarin, Klosi: Kam qenë në bulevard, secili…
Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha në emisionin Review në Euronews Albania se 21 janari është një ngjarje që ka shenjuar PS.
Ai u shpreh se shumica e atyre që ishin në kongresin e PS një ditë më parë kanë qenë në bulevard në 21 janar dhe secili prej tyre siç theksoi, mund të kishte mbetur viktimë atë ditë.
Klosi theksoi se drejtësia e re po nxjerr fakte të fshehura deri tani për 21 janarin dhe PS do bëjë gjithçka që këto të vërteta të dalin në dritë.
“Në 21 janar kam qenë në mes të bulevardit në momentin kur ranë ata dëshmorët e demokracisë. Kemi qenë aty, ai kongres, pjesa më e madhe kanë qenë 21 janar. Aty u gjuajtën me qindra plumba ku gjithsecili nga ne mund të ishte një nga viktimat. Ne jemi parti politike, nuk veprojmë si gjyqësor. Drejtësia që po vepron tani, po nxjerr të vërteta dhe jemi me gjithë vëmendjen tonë që këto të vërteta të dalin në shesh dhe fakte të fshehura nga drejtësia më parë të dalin”, tha Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima