“Ligjet” miratojnë rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses, kritika e Xhafaj

12 Shtator 2023 | 12:13

Komisioni i Ligjeve ka miratuar këtë të martë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet u miratuan me 12 vota pro, 1 abstenim të Fatmir Xhafajt dhe 1 votë kundër nga ana e Oerd Bylykbashit.

Ndryshimet kanë në thelb rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Posacëm të Apelimit.

Zv.ministri i drejtësisë, Klajd Karameta, i pranishëm në komisioni e konsideroi këte kërkesë si një synim për garantimin e një trajtimi dinjitoz për punën e gjyqtarëve dhe garanci për pavarësinë në punën e tyre.

Gjatë diskutimeve në komision, deputeti socialist Fatmir Xhafaj edhe pse deklaroi se është pro rritjes së pagave shfaqi rezerva duke e krahasuar rolin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Lartë.

Ai theksoi se nuk duhet të ketë një diferencë kaq të madhe pagash mes gjyqtarëve të Kushtetues dhe atyre të GJKKO dhe Gjykaës së Lartë që gjykojnë krimin dhe korrupsionin.

“Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese merr dyfishin e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Një gjyqtar i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjitha kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion”, tha Xhafaj.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh kundër rritjes së pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Mbas këtij favori nga qeveria, gjykata nuk do të kaloj asgjë. Ndryshimet kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, ndaj duhet bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës”, tha Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026