“Ligji i luftës, absurditet”, Rama në Athinë: Me Greqinë do të hapet një epokë e re

30 Mars 2025 | 18:27

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me shqiptarët në Athinë, ku theksoi se ligji i luftës mes dy vendeve duhet të hiqet.

Ai e cilësoi këtë ligj si absurd dhe shtoi se qeveria shqiptare do të punojë për të hapur një epokë të re partneriteti strategjik me Greqinë.

Në fjalën e tij, Rama nuk la pa akuzuar opozitën, duke theksuar se ajo ka ndërhyrë në këtë çështje, duke e komplikuar dhe ngatërruar më shumë, në vend që ta zgjidhte.

“Ligji i luftës është një absurd. Insistimi ynë është që ky ligj të hiqet, dhe të merren parasysh çështjet e mbetura, të cilat janë ngatërruar padrejtësisht nga politika. Bufat kanë krijuar kaos dhe kanë futur të gjithë në sherr. Ne do ia dalim, dhe në bashkëpunim me miqtë e Greqisë do të hapim një epokë të re të partneritetit strategjik mes vendeve”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026