“Ligji i qartë, por me dopio standard”, aktivistja: Kush ka para favorizohet

18 Mars 2023 | 22:00

Aktivistja Edlira Çepani tha për “Review” në Euronews Albania se ligji nuk është i barabartë për të gjithë, ashtu siç duhet të jetë.

Sipas saj mungon humanizmi për ato shtresa që janë në nevojë, ndërsa personat me para favorizohen.

“Është specifikisht e shkruar në ligj që në raste të nënave që kanë fëmijë nën moshën 1-vjeçare, të ketë një pezullim të dënimit. Ligji është i qartë në disa gjëra, problemi është që ne shpesh herë kemi tendencën ta zbatojmë me dopio standard me mungesë të humanizmit dhe vëmendjes ndaj shtresave në nevojë,” – u shpreh Çepani.

Aktivistja tha se është për të ardhur keq se si atyre që kanë më shumë pushtet iu gjenden hapësirat ligjore, ndërsa ligji aplikohet bardhë e zi, pa u menduar gjatë, për personat që jo vetëm nuk kanë pushtet ekonomik, por as nuk kanë informacion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke akuzuar opozitën për përpjekje për të nxitur tensione...
15:12 | 23/07/2026