Ligji për portet turistike, reagon për Euronews Albania delegacioni i BE në Tiranë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit të miratuara nga Parlamenti në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, në një përgjigje për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu.
Në deklaratën zyrtare, Delegacioni i BE-së bën me dije se është në dijeni të zhvillimeve dhe se ndryshimet do t’i nënshtrohen një vlerësimi të detajuar nga shërbimet përkatëse të Bashkimit Evropian.
Sipas reagimit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet fushës së prokurimit publik dhe përputhshmërisë së këtyre ndryshimeve me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe në sektorin e porteve.
Delegacioni thekson gjithashtu se teksti i ri duket se përfshin disa dispozita të lidhura me Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky i fundit është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë, në kuadër të angazhimeve të saj në Agjendën e Reformave dhe si pjesë e kushteve për mbylljen e Kapitullit 27 në procesin e integrimit evropian.
Në përfundim, Delegacioni i BE-së nënvizon se Shqipëria duhet të shmangë çdo hap që mund të jetë në kundërshtim me këto angazhime.
Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë
Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 15:14 Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
- 15:03 GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 14:49 Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
- 14:37 Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor
- 14:26 Avokati i Popullit: Deri të premten nuk ka pasur ankesa për ushtrim dhune ndaj protestuesve të ndaluar
- 14:15 Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës