Ligji për zonat e mbrojtura/ Kumbaro: U konsultuam, vijat e kuqe nuk do preken
Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro foli për mediat pas mbylljes së seancës plenare këtë të enjte, ku u miratua me 74 vota të socialistëve projektligji për “Zonat e Mbrojtura”.
kumbaro tha se kanë pasur konsultime vazhdimisht me shoqërinë civile, ndërsa garantoi se nga ky projektligj nukdo të preken “vijat e kuqe” që prekin helbin e ligjit të zonave të mbrojtura
“ Ka pasur shumë konsultime publike, unë vetë kam pasur takime formale dhe informale me përfaqësues të shoqërisë civile, kryesisht të organizatave mjedisore të cilat për hir të së vërtetës edhe vete por edhe si qeveri u kemi njohur meritë shumë të madhe në pjekjen dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare në ndryshimin e sjelljes ndaj biodiversiteto.
Dua të kujtoj pjekurinë për lumin e fundit në Europë , lumi i Vjosës. Falë një bashkëpunimi disa vjeçar, mes shoqërisë civile, ndërgjegjësimit të shoqërisë, përfshirë edhe klasën politike, u shpall në 480 kilometra vijë lumore, lumi me tre degët e veta, park kombëtar, duke bërë kështu parkun kombëtar të parë në Europë të një lumi të egër.
Një tjetër shenjë e vullnetit të kësaj mazhorance, është votimi i një ligji tjetër që e anëtarëson Shqipërinë në Bashkimin ndërkombëtarë të konservimit të natyrës, për të ndjekur standardet e tyre. E gjithë kjo punë ka ecur në paralel.
]Ligji i 2017 në një zhvillim të ri të rolit të njësive të qeverisjes vendore, bëri të nevojshëm atë që deputetët e gjykuan për të bërë amendime. Qeveria është marrë shumë gjatë me atë draft-ligj. unë e kam shprehur edhe në takime me shoqërinë civile, por e shprehën edhe siqeveri, se janë disa linja të kuqe të cilat nuk duhet të preken, sepse prekin thelbin e ligjit të zonave të mbrojtura”,-tha Mirela Kumbaro.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)