Lihet në burg 17-vjeçari në Fier, avokati: Ka probleme të shëndetit mendor

16 Dhjetor 2024 | 13:17

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për 17-vjeçarin Brolin Dalani nga Hambari i Cakranit, i cili është autori i plagosjes së bashkëmoshatarit të tij, Yldi Xhafa, tre ditë më parë në korridorin e Gjimnazit “Mustafa Hoxha” në Cakran. Ngjarja ndodhi në prani të shokëve dhe dy mësuesve.

Gjyqtarja e çështjes, Klodiana Kryeziu, dhe prokurorja Oljana Gjergjefi ishin përgjegjëse për shqyrtimin e çështjes, ndërsa avokati i mbrojtjes ishte Toto Avdiaj. Gjatë seancës, avokati mbrojtës argumentoi se klienti i tij ka probleme të shëndetit mendor dhe ka paraqitur dokumente nga familja për të mbështetur këtë pretendim.

Seanca u zhvillua pa praninë e familjarëve të tjerë apo përfaqësuesve të medias, përveç të atit të të akuzuarit. Pas shqyrtimit të provave dhe pretendimeve, gjyqtarja Kryeziu vendosi të shqiptojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Brolin Dalanin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026